Ngjarja në 'Bon Vivant' - MPB do të inicojë themelimin e një taskforce për hetimin e thellë të rastit

Një person mbeti i vdekur dhe rreth 20 të tjerë u plagosën e u lënduan si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri që ndodhën mbrëmë në lokalin “Bon Vivant” në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Gjithsej 17 persona pranuan ndihmë mjekësore nga këto të shtëna, përderisa katër të plagosur janë në cilësinë e të dyshuarit mbetën në hospitalizim e një tjetër që po konsiderohet si i dyshuar nga ana e Policisë së Kosovës është në arrati.

E gjithë ngjarja, sipas PK-së ndodhi pas një mosmarrëveshje brenda lokalit në mes të disa personave të dyshuar.

Për këtë rast, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se Ministria e Brendshme në kuadër të strategjisë kundër krimit të organizuar do të inicojë themelimin e një taskforce për hetimin e thellë të këtij rasti.

Sveçla tha se kjo taskforcë do të krijohet, jo vetëm për hetim të këtij rasti, por edhe të rasteve të tjera të ngjashme.

Përpos kësaj, i pari i MPB-së tha se shtatesit e vendit po rrezikohen për shkak të kriminelëve që nuk po ndëshkohen nga drejtësia.

“Në qendër të kryeqytetit, shtetasit tanë janë të rrezikuar për shkak të kriminelëve që nuk po ndëshkohen nga drejtësia. Ata duke u ndjerë të plotfuqishëm përballë ligjit nuk hezitojnë që hesapet e tyre kriminale t’i zgjidhin me armë e atë në lokale publike në prezencë dhe duke rrezikuar dhjetra të rinj të tjerë” – ka thënë ministri Sveçla.

Sipas tij, palët e përfshira në konflikt kanë me dhjetra vepra të mëhershme penale.

“Kur lëngon drejtësia, situatat e ngjashme janë të pashmangshme” – ka thënë i pari i MPB-së.

Në rast i përfshirë ka qenë edhe një nga pjesëtarët e Forcës e Sigurisë së Kosovës.

Kjo është konfirmuar nga vet FSK, e cila ka thënë se pas verifikimit të të gjitha informatave nga autoritetet kompetente të sigurisë, do të veproj bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi të FSK-së.

Vdes njëri nga personat që u plagos në “Bon Vivant”