Ngacmohet seksualisht një i mitur në Mitrovicë të Veriut

Një djalë i mitur në Mitrovicë të Veriut ka raportuar në Policinë e Kosovës se është ngacmuar seksualisht.

I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe i njëjti deri më tani është i panjohur për Policinë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Rasti ka ndodhur më 28 gusht të këtij viti, ndërkaq në Polici është raportuar më 4 shtator të po këtij viti.