Ilustrim

Nga nesër e deri të dielën mbyllet për qarkullim një segment i rrugës Prishtinë-Mitrovicë

Nga nesër (e premte) e deri të dielën segmenti rrugor nga dalja e Vushtrrisë deri në fshatin Smrekonicë do të jetë e mbyllur për shkak të disa punimeve.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Instrastrukturës ka njoftuar se qytetarët duhet të shfrytëzojnë rrugë alternative.

Kjo Ministri ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për mbylljen e rrugës duke shtuar se punimet do të kryhen shpejt dhe sigurt.

“Ju njoftojmë se duke filluar nga nesër 25 mars 2022 (E premtë), do të bëhet mbyllja e në pjese të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht segmeti nga dalja e Vushtrrisë deri në fshatin Smrekovnicë Loti 3, pasi që në këtë pjesë do të zhvillohen punimet e asfaltimit  të kësaj rruge.Për shkak të zhvillimit të këtyre punimeve do të shfrytësohet rruga alternative.Punimet në këtë segment do të fillojnë nesër më 25 mars 2022, nga ora 7.00 e mengjesit dhe do të përfundojnë me 27 mars 2022 ( e dielë)”, thuhet në njoftim.