Qendra e Mjekësisë Familjare "Nexhat Çuni" në Mitrovicë, Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com

Nga java e ardhshme pacientët pritet të marrin shërbime në QKMF-në e re në Mitrovicë

Qytetarët e Mitrovicës së Jugut nga java e ardhshme pritet të marrin shërbime shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) e re, që u përurua më 06.01.2025.

Kështu njoftuan nga Komuna.

“Konstatuam se të gjitha përgatitjet kanë shkuar sipas planit dhe janë në fazën përfundimtare, prandaj në javën e ardhshme do të fillojmë ofrimin e shërbimeve shëndetsore në objektin e ri.” – ka shkruar drejtori i Shëndetësisë, Fahri Shabani.

Shabani shprehet falënderues ndaj udhëheqësëve të Sektorëve dhe të gjithë ekipit të QKMF-së për punën dhe angazhimin e tyre, siç thotë ai, gjatë javëve të fundit.

“Që përgatitjet dhe transferimi në objektin e ri të kryhen me sukses dhe sipas planit tonë, pa u ndërprerë për asnjë moment shërbimet shëndetsore për qytetarët tanë.” – tha mes të tjerash Drejtori.

Projekti i QKMF-së “Nexhat Çuni” në Mitrovicë të Jugut, që u përurua në janar 2025, kushtoi plot 6,016,953 euro.

Ndonëse Bedri Hamza së bashku me humanistin Halil Kastrati, kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi e prenë shiritin për përurimin e kësaj Qendreje hyrja dhe rruga që të çonë aty nuk ishin gati ende.

KALLXO.com pati sjell pamje të infrastrukturës së dobët që dukej, para se pacientët të mbërrijnë tek objekti i përuruar më 06.01.2025.

Investim 6 milionësh në objektin e QKMF-së në Mitrovicë të Jugut, rruga që të çon aty e papërfunduar – VIDEO