Ilustrim

Nën kërcënimin armës grabitet çanta me para në Podujevë

Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur gjatë ditës së djeshme një çantë me para.

Grabitja ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Komunën e Podujevës. Ngjarjen e ka raportuar në polici një punëtor sigurimi i cili kishte treguar se deri sa ishte me viktimën menaxhere e marketit, duke dorëzuar të hollat në bankës, rrugës,  dy persona të maskuar kanë grabitur çantën.

Sipas viktimës dhe ankuesit, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri dhe në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë.

Policia nuk ka raportuar nëse është identifikuar ndonjëri nga grabitësit e dyshuar.