Besim Zeqiri - Kaça

Në mesin e të arrestuarve në veri edhe 'Kaça'

Besim Zeqiri i njohur me nofkën “Kaça” është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Siç mëson KALLXO.com ai është arrestuar në veri të Kosovës.

Përpos tij janë arrestuar edhe katër persona të tjerë në rrethinën e komunës së Zubin Potokut.

Gjatë këtij rasti po ashtu ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Ngjarja, sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka filluar pas tentimit për ndalim të disa veturave.

Veturat në fjalë dyshohet se po kontrabonin mallra, përderisa Elashni ka thënë se zyrtarët e PK-së kanë arrestuar pesë të dyshuar e kanë konfiskuar një kombi e tri vetura.

Tutje ai ka thënë se hetimet rajonale po merren me rastin, i cili është cilësuar si sulm ndaj personave zyrtar, posedim narkotikësh dhe kontrabandim me mallra.

Mes shkëmbimesh me armë zjarri, arrestime në veri për kontrabandë me mallra e narkotik

Kush është Besim Zeqiri – Kaça?

Besim Zeqiri ishte njëri nga pesë personat për të cilin Policia e Kosovës në tetor të vitit 2021 kishte kërkoi edhe ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij.

Ai dyshohej se merrej me kontrabandë me mallra të cilat hynin nga Serbia në Kosovë në mënyrë të paligjshme.

‘Kaça’ tashmë është person i njohur për Policinë e Kosovës.

Ai në vitin 2018 ishte arrestuar nga Policia e Kosovës për disa vepra penale pas disa vitesh të qëndrimit në arrati, por më pas ai ishte liruar.

Ndërsa, së  në muajin gusht të vitit 2021, ai i ishte arratisur Policisë së Kosovës dhe ndjekja e tij ishte bërë në Zveçan.

Gjatë ndjekjes së tij ishin lënduar edhe disa zyrtar policor.

 

Ndjekje e rrezikshme në Leposaviq, ‘Kaça’ i arratiset Policisë

Arrestohet ‘Kaça’