Ilustrim

Arrestohet 'Kaça'

Besim Zeqiri i njohur me nofkën “Kaça” është dërguar në paraburgim pas arrestimit të tij i cili u bë fundjavën e kaluar.

‘Kaça’ ishte në kërkim nga organet e rendit që nga tetori i vitit të kaluar nën dyshimet për kontrabandë me mallra në veri të Kosovës.

Valon Preteni, zëdhënës në Prokurorinë e Mitrovicës, ka thënë për KALLXO.com se ndaj Zeqirit është caktuar edhe masa e paraburgimit.

“I njëjti është arrestuar, prokuroria ka bërë kërkesë për paraburgim dhe i është caktuar masa për një muaj”- tha Preteni për KALLXO.com.

Kush është Besim Zeqiri?

Besim Zeqiri ishte njëri nga pesë personat për të cilin Policia e Kosovës në tetor të vitit të kaluar kërkoi edhe ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij.

Ai dyshohej se merrej me kontrabandë me mallra të cilat hynin nga Serbia në Kosovë në mënyrë të paligjshme.

‘Kaça’ tashmë është person i njohur për Policinë e Kosovës.

Ai në vitin 2018 ishte arrestuar nga Policia e Kosovës për disa vepra penale pas disa vitesh të qëndrimit në arrati, por më pas ai ishte liruar.

Ndërsa, së  në muajin gusht të vitit 2021, ai i ishte arratisur Policisë së Kosovës dhe ndjekja e tij ishte bërë në Zveçan.

Gjatë ndjekjes së tij ishin lënduar edhe disa zyrtar policor.

 

Ndjekje e rrezikshme në Leposaviq, ‘Kaça’ i arratiset Policisë