Në mesin e 6 të vdekurve sot nga COVID-19 edhe një fëmijë i grupmoshës 0-9-vjeç

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 raste të vdekjeve nga COVID-19.

Prej tyre 4 kanë qenë të gjinisë femërore dhe 2 të gjinisë mashkullore.

Kurse, sa i përket grupmoshave, Ministria  ka bërë të ditur se një rast ka qenë i grupmoshës 0-9 vjeç, një rast 50-59 vjeç, dy raste të grupmoshës 70-79 vjeç dhe dy raste të grupmoshës 80 e më shumë vjeç.


Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë raportuar 3,008 raste të vdekjeve me COVID-19.

Sa i përket rasteve pozitive me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3,917 të reja.

Derisa, nga fillimi i pandemisë numri i qyetarëve që kanë rezultuar me virus është 194 mijë e 710 raste.