Në kazermën ‘Adem Jashari’ po mbahet manifestimi i rreshtimit të kuadrateve të FSK-së

Në prani të krerëve të shtetit, presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit Glauk Konjufca, komandantin të FSK-së, Bashkim Jashari dhe anëtarit të familjes Jashari, Rifat Jashari, po mbahet manifestimi i rreshtimit të kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ky aktivitet po mbahet në kuadër të manifestimeve me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së/RTK/.