Foto: Kosovo Olympic Comitee

Ndalet në sfidën e parë Majlinda Kelmendi, dedikim prekës i trajnerit Driton Kuka për të

Kampionia olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi,  ka pësuar humbje në përballjen e saj të parë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Ajo pësoi humbje në luftën e parë nga hungarezja, Reka Pupp.

Një waz-ari i marrë në shënim të artë, bëri që Kelmendit t’i ndalet synimi për të fituar një tjetër medalje olimpike.

Megjithëkëtë, trajneri i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, i ka dedikuar një shkrim prekës asaj.

“Sot mos u hidhëro,puna e sakrifica,djersa e gjaku që ke  derdhur për veten tande,për mua,familjet tona,popullin Shqiptar tu ka shpërblyer gjatë karrieres”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë:

Krenaria e veprimtarisë time …

Majlinda të falenderoj për jetë!

Do jesh gjithmonë Kampione Olimpike,Botërore e Evropiane!

Sot mos u hidhëro,puna e sakrifica,djersa e gjaku që ke  derdhur për veten tande,për mua,familjet tona,popullin Shqiptar tu ka shpërblyer gjatë karrieres.

Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve e ekipit tonë.

Mos u hidhëro sot të lutem,kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit Shqiptar!

Zoti të ka shpërblyer punën tande,lëndimet ishin sfida që aq shumë të munduan ty fizikisht e mua shpirtnisht.

Kokën lartë Majlinda!

Krenar me ty deri në frymën time të fundit …