Foto: Edi Rama, Facebook

Kelmendi: Nuk do t’ia falja asnjëherë vetës nëse medalja ime olimpike do të shkonte për një shtet tjetër

Në episodin e parë të podcastit të kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të titulluar “Krenari”, janë mbledhur shtatë kampionë prej majave më të larta të sportit botëror, të cilët kanë folur për ditën e gradimit të tyre si kolonelë të Forcave të Armatosura Shqiptare, duke ndarë momente të bukura e momente të zymta të ngjitjes së tyre drejt majës.

Ndër shtatë kampionët e ftuar ishin edhe tri kampionet olimpike të Kosovës, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Gjatë bisedës me kryeministrin Rama, Kelmendi ka thënë se ajo vazhdimisht ka pasur oferta milionëshe për t’i përfaqësuar vendet e tjera. Ajo ka thënë se edhe përkundër vështirësive ekonomike, bashkë me trajnierin e saj kanë insistuar që të rrijnë në Kosovë.

“Nuk do t’ia falja asnjëherë vetës nëse medalja ime olimpike do të shkonte për një shtet tjetër e jo për Kosovën, e kam pasur ëndërr gjithmonë që medaljen olimpike për krejt shqiptarët të jem unë ajo që e sjell dhe jam e lumtur që kjo ëndërr e imja është bërë realitet” – theksoi Kelmendi, e cila i solli medaljen e parë olimpike Kosovës.

Episodin e parë të podcastit me kryeministrin Rama mund ta dëgjoni KËTU.