Jeta në Komunë, Prizren. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mytaher Haskuka përballë Jeta Xharrës - LIVE

Sonte në serinë e debateve “Jeta në Komuna” me Jeta Xharrën është i ftuar kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Haskuka sonte përballë Xharrës, asamblistëve si dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile ballafaqohet me premtimet të cilat e kishin sjellë në krye të Prizrenit.

Haskuka do të flasë për politizimin e arsimit, aferat me tenderë, çerdhet, drejtorët me aktakuza, premtimet për ambient të pastër, parkingjet e shumë çështje e halle të qytetarëve prizrenas.

Të ftuar në studio janë janë: Sherife Balaj- Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Haziz Hodaj – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Mimoza Bushrani – Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Baldedaj- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Valon Xhabali- EC MA NDRYSHE, ndërsa në  ZOOM janë  Esen Kajmakçi – Përfaqësuese e grave në shoqatën e bizneseve ESNAF dhe Dafina Alishani, Lëvizja Vetëvendosje.

Debati do të transmetohet në ora 22:30 në Facebook të Kallxo.com, RTV Dukagjini, TV Prizreni, TV Mitrovica dhe TV Syri.