Foto: MPJD

MPDJ hap konkurs për 30 zyrtarë të misioneve diplomatike

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka hapur konkurs për 30 zyrtarë të misioneve diplomatike.

Pozita për të cilën do të bëhet aplikimi është specialistë i përgjithshëm i shkencave politike.

Nga ky konkurs për 30 zyrtarë, dy nga ta kërkohet të jenë njohës të gjuhës spanjolle, një njohës i gjuhës portugeze, dy njohës të gjuhës italiane, një njohës i gjuhës greke, shtatë njohës të gjuhës frënge, dy njohës të gjuhës arabe, tetë njohës të gjuhës angleze dhe 7 të gjuhës gjermane.

Afati për aplikim do të jetë i hapur nga data 27 prill deri më datën 6 maj.

Detaje për aplikimin për këto pozita mund të gjeni në këtë link.