Auditori gjen mangësi në procedurat e prokurimit në MPDJ

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur mangësi në procedurat e prokurimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Gjatë auditimit në këtë ministri, ZKA ka gjetur se tek aktiviteti i prokurimit “Sigurimi i Automjeteve për MPJD” oferta fituese me vlerë 32,674€ kishte çmimin jo-normalisht të ulët krahasuar me 2 ofertat e tjera të përgjegjshme.

Tutje në raportin për vitin 2022, ZKA sqaron se në këtë autoriteti kontraktues në këtë rast MPDJ nuk kishte kërkuar nga operatori ekonomik një deklaratë me shkrim për shpjegimin e çmimit jo normalisht të ulët.

“Kjo ishte në kundërshtim me nenin 61 të Ligjit 04/L-042 për prokurimin publik dhe Rregullave për tenderët jonormalisht të ulët të nxjerrë nga KRPP” – thuhet në raport.

Tutje sipas ZKA-së në dosjen e tenderit për “Furnizim me licenca” te kriteri për mundësitë teknike dhe profesionale ishte kërkuar që “Operatorët ekonomik pjesëmarrës duhet të kenë së paku një (1) kontratë për furnizim me licenca, të realizuara gjatë 3 viteve të shkuara para datës së publikimit të këtij njoftimit për kontratë”.

“Operatori ekonomik fitues në ofertën e tij nuk e kishte ofruar këtë dëshmi mirëpo vetëm një konfirmim dhe ishte shpërblyer me kontratë në vlerë prej 3,957€, duke u vlerësuar si i përgjegjshëm nga komisioni i vlerësimit. Kjo nuk ishte në përputhje me kërkesat e dosjes së tenderit” – thuhet tuje në raport.

Tutje sipas ZKA-së kërkesa për sqarim “Shkresa standarde për tenderët jo-normalisht të ulët” nuk ishte kërkuar nga Zyra e prokurimit me arsyetimin se MPDJ kishte kontratë edhe viteve paraprake dhe janë të kënaqur me shërbimet e operatorit ekonomik.

“Shpërblimi i OE furnizim me licenca kishte ndodhur si shkak i pakujdesisë nga komisioni vlerësues, i cili kishte anashkaluar kriteret e kërkuara në dosjen e tenderit” – thuhet në raport.

Sipas ZKA-së, mos respektimi i procedurave të prokurimit, për të kërkuar sqarime për tender jo normalisht të ulët dhe shpërblimi me kontratë pa u plotësuar kriteret rrisin rrezikun që kontratat të mos realizohen në kohë dhe cilësinë e kërkuar.

ZKA ka rekomanduar ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla të siguroj që komisionet e vlerësimit në bashkëpunim me menaxherin e prokurimit i respekton të gjitha procedurat dhe kriteret gjatë vlerësimit në mënyrë që OE fitues të jenë të përgjegjshëm.

Më këtë të gjetur të Zyrës Kombëtare të Auditimit janë pajtuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).