Parashikimi i motit

Moti të dielën në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër (e diel), do të jetë mot kryesisht i ngjashëm.

Sipas njoftimit, në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.