Ilustrim: NASER FEJZA

Moti sot – kryesisht me diell

Për sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në orët e para të ditës parashihet të ketë mjegull në ultësira dhe në vende rrëzë maleve.

Vranësira të pakta mund të ketë përreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.

Sipas Institutit, do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.