Moti për sot

Mbi vendin tonë sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, vende-vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale sot do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri në 6 gradë Celsius.

IHMK njofton se gjatë ditëve në vijim, mund të ketë reshje bore edhe në vise të ulëta, por kryesisht gjatë orëve të vona të natës, kur temperaturat zbresin rreth zeros.

Pritet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/sm thuhet në njoftimin e IHMK-së.