Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Mosmarrëveshje në trafik, rrihen mes vete dy persona në Prishtinë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje në trafik është përfshirë në rrahje me një person tjetër.

Sipas njoftimit, të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën ‘Mustafë Hoxha’, në Prishtinë.

“Ankuesi është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa, është bërë e ditur se masa e ndalimit për 48 orë u është shqiptuar të dyshuarit dhe ankuesit.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.