Mosformimi i Komisionit Hetimor për rezervat, opozita i drejtohet Kryesisë së Kuvendit

Në mungesë të deputetëve të partisë në pushtet -LVV-së, ka dështuar shtatë herë tentativa për konstituimin e Komisionit hetimor në lidhje me rezervat shtetërore.

Lidhur me këtë çështje, deputeti i PDK-së Rashit Qalaj në emër të deputetëve të opozitës i është drejtuar me një letër Kryesisë së Kuvendit.

“Ne deputetët e opozitës kemi vendosur t’i drejtohemi kryesisë me një letër ta informojmë në detaje se çka ka ndodh dhe pse nuk është konstituar ky komision dhe pastaj kryesia vendos si të vazhdohet më tutje”- ka thënë ai.

Qalaj ka thënë se në shtatë takimet konstituimi nuk u arrit për shkak të mungesës së deputetëve të LVV-së.

“I bëmë përpjekje, 7 takime për qëllim të konsituohet ky komision parlamentar hetimor, por kjo nuk u bë për shkak të mungesës së deputetëve të LVV-së. Prej fillimit ko çështje ka qenë e dyshimtë për shkak se me 21 shtator u shkrua vendimi por deputetët sidomos ata të opozitës nuk u lajmësuan fare për 12 ditë, kjo nga tregoi që nuk do të konsitutohet.

Sipas tij, me dështimin e formimit të këtij komisioni qytetarët nuk patet mundësi të informoheni nga se si është ble gruri, si ka arritur në Kosovë, e çështje të tjera.

Dështon tentativa e shtatë për konstituimin e Komisionit hetimor për rezervat shtetërore

Kuvendi i Kosovës me 69 vota pro themeloi në shtator të këtij viti komisionin hetimor parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe dyshimet për keqpërdorime dhe abuzime të mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Që nga votimi në Parlament, mbledhja për të konstituuar këtë komision është thirrur shtatë herë.