Policia e Kosoves Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Mori me qira veturën e pastaj dyshohet se e shiti në Serbi, rasti po hetohet nga policia
13.5.2026 - 11:25
Policia ka njoftuar se një person po dyshohet se pasi ka marrë një makinë me qira, të njëjtën e ka shitur në një auto-servis në rajonin e Serbisë.
“Ankuesi mashkull kosovar më 12.05.2026 ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me datë 04.05.2026 nga ankuesi kishte marrë me qira veturën me targa vendore dhe sipas tij me të njëjtën veturë dyshohet se pasi është futur në territorin e Serbisë, të njëjtën e ka shitur atje në një auto servis”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me rastin, sipas njoftimit është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.