Mitrovicë: Kapet në flagrancë duke vjedhur

Orët e hershme të mëngjesit të djeshëm një person është kapur në flagrancë duke kryer një vjedhje në një lokal.

Policia ka njoftuar se rreth orës 5 të mëngjesit të djeshëm në Mitrovicë, i dyshuari është arrestuar.

Gjatë intervistimit të të dyshuarit, ky i fundit kishte deklaruar se kishte kryer vjedhjen duke treguar edhe se çka ka vjedhur.

“11 makina elektrike për prerje të flokëve, 10 sapunë të rrojës dhe 3 telefona celularë të cilat  ju kanë sekuestruar dhe ju kanë kthyer pronarit”, thuhet në raportin policor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.