Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Mitrovicë e Veriut, i konfiskohet pistoleta pa leje një të dyshuari

Në Mitrovicë të Veriut, përkatësisht në rrugën ‘Qlirimi’, Policia ka gjetur dhe i ka konfiksuar një pistoletë një personi.

Policia ka njoftuar që pistoleta është gjetur gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit.

Rasti është cilësuar vepër penale armëmbajtje pa leje.

I dyshari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore.