Mitrovicasit vullnetarisht pastrojnë hapësirat tek liqeni artificial në Mitrovicë

Një grup vullnetar nga qyteti i Mitrovicës sot kanë pastruar hapësirat tek liqeni artificial.

Mitrovicasit vullnetarisht kanë dalur për herë të dytë për larguar mbeturinat përreth liqenit artificial. I gjithë aksioni për pastrim rezultoi me heqjen e 37 qeseve me mbeturina.

“Dy anët e shtratit respektivisht hapësirës gjelbëruese të Liqenit mobilizuan dy grupe të mëdha, rreth tridhjetë pjesëmarrës, me nga dy nëngrupe, për pastrimin e zonave, duke rezultuar në fund me një numër prej 37 qeseve të mbushura me mbeturina dhe jo vetëm”, ka njoftuar organizata “Mitrovica Guide” në Facebook.

Përveç heqjes së mbeturinave, vullnetarët shenjëzuan edhe shtigjet që janë të dedikuara për bicilistët në këtë zonë.

“Vullnetarët shenjëzuan hapësirat e destinuara për biçikleta, për t’i kontribuoar mbarëvajtjes së shetitores dhe lehtësuar punën e biçiklistëve. Kjo gjë njëherish përbën kauzë për grupin, ashtu siç shfrytëzojmë biçikeltat për takimet tona, inkurajojmë edhe qytetarët tjerë për përdorimin e tyre, si kontribues të përbashkët për një ambient të pastër”, thuhet në njoftim.

“Mitrovica Guide” ka njoftuar se aksioni do të vazhdoj edhe të shtunën e ardhshme.

Ky është postimi i plotë:

Publiée par Mitrovica Guide sur Samedi 13 juin 2020