Bërlloku te Tregu me shumicë, Kompania “Pastrimi” fajëson tregtarët

Kompania e Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka reaguar pas publikimet të pamjeve me mbeturina te Tregu me shumicë në Prishtinë nga KALLXO.com.

Në reagim, “Pastrimi” ka fajësuar tregtarët ndërsa tha se pastrimi i asaj zone bëhet çdo ditë nga punëtorët e kësaj kompanie publike.

“Kjo gjendje vjen si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme të vetë tregtarëve të cilët operojnë në ato pjesë. Kompania “Pastrimi” njësia Prishtinë, shërbimin e largimit të mbeturinave tek Tregu e kryen çdo mbrëmje” – thuhet në reagim.

Në fund, kompania ka lutur tregtarët që të jenë më të kujdesshëm.

Sot gjatë ditës, KALLXO.com publikoi disa fotografi nga Tregu me shumicë në kryeqytet.