Ministria e Kulturës hap konkursin për hartimin e master-planit për Kompleksin Memorial "Adem Jashari"

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se është hapur konkursi për hartimin e master-planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Pas angazhimit të Komisionit të ekspertëve për hartim të detyrës projektuese, dhe pas miratimit të kushteve, kritereve dhe procedurave nga Qeveria e Kosovës, kemi shpallur konkursin për hartimin e Master Planit”- ka shkruar Çeku në Facebook.

Tutje, ministri ka thënë se “Nuk do të kursejmë asgjë për të pasur një kompleks memorial të përmasave botërore, çfarë është edhe figura e Adem Jasharit”.

Konkursi është hapur sot dhe afati i fundit për dorëzim është 7.7.2023,