Ministria e Drejtësisë themelon Komisionin për Provimin e Jurisprudencës, Lumezi sërish në krye të Komisionit

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se ka themeluar Komisionin për Provimin e Jurisprudencës.

Selimi shtoi se ky propozim për anëtarët e komisionit do të dorëzohet në Qeveri e më pas në Kuvendin e Kosovës.

Ai tregoi se Komisioni përbehet nga: Aleksandër Lumezi, kryetar i Komisionit, Besim Kelmendi, Hasan Shala, Rafet Haxha, Nebojsha Borishiq, Mahir Tutuli, Afërdita Bytyqi, Qerim Fazliu, Enver Peci dhe Shqipe Qerimi.

“Shpresoj që pas miratimit në qeveri, ky komision të marrë mbështetjen e deputetëve në Kuvendin e Kosovës”, tha Selimi duke shtuar se ky komision ka mandat dy vjeçar.

Për zgjedhjen e sërishme të Lumezit në këtë komision,  Selimi tha se ai nuk ka pasur ndonjë vonesë në përgatitje të provimeve.

“Ka qenë e rëndësishme të ruhet një konsistencë. Lumezi dhe zëvendësi nuk kanë pasur ndonjë vonese në përgatitje të provimeve. Kemi menduar qe në disa dikastere që të jenë ata qe kanë qenë më herët”, shtoi ai më tej.

Kurse, sa i përket çështjes së Vettingut, ministria tha se është bërë ndryshim në komision në mënyrë që të ketë gjithpërfshirje, bashkë me partnerët ShBA-në dhe BE-në.

“Është arritje që në krye të komisionit të jetë dikush nga shoqëria civile. Presim që ky komision të dalë me një raport.  Vettingu do të bëhet për sistem e drejtësisë që do të garantojë një llogaridhënie më të madhe”, tha në fund ministri.

Britanikët nuk u Konsultuan për Komisionin e Jurisprudencës

.