Kuvendi emëron anëtarët e komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës

Me 65 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka emëruar anëtarët e komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës, në seancën plenare të premten.

Kandidatët e propozuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, janë:

Fejzullah Rexhepi, kryetar i komisionit dhe Faton Bajrami, zëvendëskryetar, të cilët janë pyetës për lëndën ‘’E drejta civile’’.

Sebahate Hoxha-Pepaj, anëtare dhe Isuf Sadiku zëvendësanëtar, të cilët janë pyetësit për lëndën ‘’E drejta penale”.

Nora Bllaca-Dula, anëtare dhe Afërdita Mulhaxha zëvendësanëtare, pyetës për lëndën ‘’E drejta kushtetuese dhe bazat e sistemit gjyqësor’’.

Franciska Zhitija-Imeri, anëtare dhe Saranda Bogaj-Sheremeti zëvendësanëtare, pyetës për lëndën ‘’E drejta tregtare, e drejta e punës dhe e drejta administrative’’. 

Rrustem Thaçi, anëtar dhe Javorka Perlinçeviq zëvendësanëtare, pyetës për lëndën ‘’E drejta e Bashkimit Europian’’.