Nuk nxirret në votim Ligji për Provimin e Jurisprudencës, nuk ka kuorum

Shqyrtimin e parë të Projektligjit për Provimin e Jurisprudencës nuk është hedhur në votim për shkak të mungesës së kuorumit.

Grupet opozitare nuk ishin të pranishme në kohën e votimit, në sallë shiheshin vetëm deputetët e mazhorancës.

“Vetëm 53 deputetë janë në sallë, shkojmë në pauzë deri në orën 15:00”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se edhe më herët ka pasur në Kuvend debat për komisionin për Provimin e Jurisprudencës, dhe se tani puna e këtij komisioni sapo ka përfunduar.

“Jap vlerësimin më të larta për punën që ka bërë komisioni për provimin Jurisprudencës, për herë të parë komisioni për Provimin e Jurisprudencës nuk ka pasur asnjë ndikim asnjë presion as nga presidenca, as nga kryetari i Kuvendit, as nga Qeveria apo Ministria e Drejtësisë, sepse është koha e fundit ku njerëz të cilët e meritojnë ta kalojnë, pra vetëm ata të mirët ta kenë të mundshme këtë e jo njerëz të cilët kanë lidhje me partitë politike apo familjarët e tyre”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se përmes këtij projektligji synohet avancimi i infrastrukturës ligjore për ngritjen e cilësisë në rritjen e Jurisprudencës.

Abelard Tahiri, kryetari i Grupi Parlamentar të PDK-së tha se ky provim duhet të jetë sa më afër akademikëve, njerëzve të cilët janë kompetent dhe sa më larg politikës.

Pas shumë debateve që nxiti ky projektligj Albulena Haxhiu tha se janë disa raste që janë duke u hetuar nga Polica sa i përket provimit të Jurisprudencës.

Kuvendi i Republikës së Kosovës me 67 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka miratuar sot Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-028 për të drejtën ndërkombëtare private.

https://kallxo.com/lajm/albulena-haxhiu-ableard-tahirit-vec-edhe-gjysherit-e-gjyshetqe-sjua-keni-mundesu-me-pas-provimin-e-noterise/