Ministria e Drejtësisë - Foto: KALLXO.com

Shtyhet mbajtja e provimit të Jurisprudencës

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar së është shtyrë mbajtja e provimit të Jurisprudencës, i cili ka qenë i planifikuar të mbahet më 4 dhe 5 shtator.

Shtyrja e provimit të Jurisprudencës është bërë duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi më 28.08.2021 me qëllim të respektimit dhe zbatimit të masave anti- COVID-19.

Për kohën e mbajtjes së provimit kandidatët do të njoftohen përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

Ky është njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR SHTYRJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS

Në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/32 të datës 28.08.2021 dhe rekomandimit të Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht Zyrës së Kryeministrit, me qëllim të respektimit dhe zbatimit të masave Anti-Covid 19, Ministria e Drejtësisë publikon ketë:

NJ O F T I M

Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët kanë fituar të drejtën t’i nënshtrohen Provimit të Jurisprudencës, se provimi me shkrim i paraparë të mbahet me datat 4 dhe 5 shtator 2021, nuk do të mbahet.

Për kohen e mbajtjes së provimit, kandidatët do të njoftohen përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

Duke ju falënderuar paraprakisht për mirëkuptimin, ju dëshirojmë shëndet dhe mbarësi deri në njoftimin e radhë