Ministria e Drejtësisë - Foto: KALLXO.com

Ministria e Drejtësisë shpall aplikimin për dhënien e provimit të Jurisprudencës

Ministria e Drejtësisë ka shpallur aplikimin për dhënien e provimit të Jurisprudencës, i cili do mbahet në muajin maj.

Ministria përmes një njoftimi u bën thirrje të gjithë kandidatëve të interesuar që dëshirojnë të aplikojnë për dhënie të këtij provimi, të aplikojnë ndërmjet datave 20-27 mars 2023.

“Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët dëshirojnë që të aplikojnë për dhënien e Provimit të Jurisprudencës që do të mbahet në muajin Maj 2023, se: Afati për dorëzimin e Kërkesës dhe dokumentacionin përkatës për aplikim për Provim të Jurisprudencës fillon prej datës 20 – 27 Mars 2023”- thuhet në njoftim.

Këtu gjeni kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim.