Ministri gjerman i Mbrojtjes Pistorius në Kosovë, takon presidenten Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius.

Takimi po mbahet i mbyllur për media.

Pas takimit, Osmani dhe Pistorius pritet të mbajnë konferencë për medie.

Pristorius më pas do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci.

Ndërsa, bashkë me homologun e tij pritet të shohin për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit në Pomozatin.