Messi në Paris për të nënshkruar kontratë dy vjeçare

Lionel Messi ka rënë dakord për një kontratë dyvjeçare me Paris Saint-Germain dhe ka hipur në aeroplanin për Francë për të përfunduar transferimin, të martën pasdite.

Marrëveshja përfshin një opsion për të vazhduar edhe për një vit dhe i jep sulmuesit një pagë neto prej rreth 35 milion euro (29.6 milion pound) bashkë me bonuset e faktuara.

Messi, avokatët e tij dhe babai i tij Jorge, kanë qenë në bisedime me PSG që nga e enjtja, kur plani i 34 vjeçarit për të qëndruar në Barcelonë u rrezua për shkak të situatës financiare të klubit.

Messi kishte rënë dakord për një kontratë pesë vjeçare me Barcelonën me vlerë rreth 20 milion euro në sezon, shkruan The Guardian.

Jorge Messi tha për televizionin spanjoll “La Sexta” në aeroportin e Barcelonës se djali i tij do të nënshkruante me PSG të martën dhe u pyet se faji i kujt ishte që djali i tij po largohej nga Camp Nou. “Pyetni në klub,” u përgjigj ai.

Një konferencë për shtyp dhe prezantim është planifikuar për të mërkurën.

Për PSG, në vendin e dytë në Ligue 1 e mundur nga Lille sezonin e kaluar dhe e eliminuar nga Liga e Kampionëve në gjysmëfinale nga Manchester City, konfirmimi se Messi ka pranuar ofertën e tyre është një mundësi e madhe për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Mauricio Pochettino, i cili ka folur me Messin si pjesë e procesit, tashmë e ka përforcuar skuadrën e tij nga nënshkrimet e Gianluigi Donnarumma, Achraf Hakimi, Sergio Ramos dhe Georginio Wijnaldum