Lionel Messi thyen rekordin e Instagramit

Pas fitimit të Kupës së Botës me Argjentinën dhe pas një prej finaleve më emocionuese në histori në të cilën ai mundi Francën, Leo Messi tani ka bërë senzacion edhe në Instagram.

Pasi u bë më në fund kampion bote, Messi publikoi disa foto të festës në llogarinë e tij në Instagram dhe ai postim filloi të grumbullonte shumë shpejt miliona pëlqime nga tifozët e futbollit në mbarë botën.

Me këtë postim, Messi theu rekordin e Instagramit për më shumë pëlqime deri më tani (më shumë se 68 milionë), dhe duket qartë se ky numër do të vazhdojë të rritet. Përveç këtij postimi, një numër i madh pëlqimesh mblodhi edhe postimi i Messit në të cilin ai fle në shtrat duke përqafuar trofeun dhe më shumë se 46 milionë njerëz e përshëndetën atë.

Interesant është postimi që deri më tani mbante rekordin për numrin më të madh të pëlqimeve në Instagram dhe rekordin e të cilit e theu Messi. Është një foto e një veze të zakonshme.

Siç shkruan BBC-në, ky njoftim është bërë si një lloj proteste ndaj të famshmëve që postojnë në Instagram dhe kur u publikua qëllimi i tij ishte ta prishte postimin më të njohur deri në atë kohë, foton e Kylie Jenner e cila njoftoi në Instagram se është në pritje të një fëmije dhe ka mbledhur 18 milionë pëlqime.

Fotoja e vezës u publikua nga profili @world_record_egg dhe fillimisht u mendua të ishte një truk marketingu nga një kompani e madhe që bleu ndjekës, por më vonë meritën për atë profil e mori një ekspert marketingu britanik, i cili së bashku me dy kolegë të tjerë, e ka krijuar profilin vetëm me synimin për të marrë sa më shumë pëlqime, gjë që edhe ia ka dalë./Dnevnik.hr

Përgatiti: Nuhi Shala