Ilustrim

Mësimi në shkollat e Kamenicës rinis nesër

Mësimi i ndërprerë të enjten me 6 shkurt pritet të rifillojë nesër në shkollat e Kamenicës.

Në një njoftim zyrtar të Komunës thuhet që mësimi është ndërprerë për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe do të nisë nesër në të gjitha nivelet shkollore.

“Drejtoria Komunale e Arsimit njofton prindërit dhe nxënësit se nesër (10 shkurt, e hënë) fillon procesi mësimor në të gjitha nivelet shkollore. Mësimi ishte ndërprerë të enjten më 06 shkurt, si pasojë e reshjeve të mëdha të borës. DKA falënderon prindërit dhe nxënësit për mirëkuptim”, thuhet në njoftim.