Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri komenton votimet në veri

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri thotë se edhe pas votimit të datës 21.04.2024 mund të japë dorëheqje nga pozita e tij nëse ka marrëveshje politike.

Ai komentoi edhe procesin e votimeve në veri.

“Uroj që ka shkuar gjithçka me qetësi, përgatitjet kanë qenë të duhura, vendvotimet kanë qenë me kohë të hapura, stafet teknike kanë qenë të gatshme për gjithçka, secili qytetar ka mund me e shpreh vullnetin e tij. Uroj që gjithçka ka shkuar mirë e rezultati është ky që është”- deklaroi Zeqiri për procesin e votimit.

Tutje ai deklaroi se do të qeverisë nga objekti i komunës.

Ai shtoi se po funksionojnë në ankese të objekti derisa do të funksionalizohen të gjitha objektet.

Zeqiri në emisionin “Kallxo Përnime” deklaroi se kur shteti ka nevojë ai do e kryejë detyrën e tij, kur u pyet se a ka mundësi të japë dorëheqje nëse i kërkohet.

Tutje ai deklaroi se ishte kundër këtij lloj procesi siç u organizua më 21.04.2024 dhe se ishte për marrëveshje politke dhe se do e shqyrtonte dorëheqjen në rast të një marrëveshjeje.

“Prej vitit të kaluar jam shprehur sa i përket hapjes së rrugës për zgjedhje të lira dhe demokratike. Në ato momente kur shteti ka interes dhe është nevoja për të hapur, unë do e kryej detyrën time”- deklaroi ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar që gjatë votimeve për ose kundër largimit të kryetarëve shqiptarë nga funksioni në katër komunat me shumicë serbe në veri – Leposaviq, Zubin Potok, dhe Mitrovicë e Veriut kanë votuar vetëm 253 qytetarë, derisa në Zveçan asnjë votë e vetme, duke e cilësuar të dështuar këtë proces.

Detaje rreth procesit të votimeve në veri:

Lajm në zhvillim – Votimi pro/kundër për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri