Vërshimet në Pejë. 24 qershor 2023

Mehaj: FSK në gjendje gatishmërie për të reaguar pas vërshimeve në Pejë

Vërshimet e mbrëmjes së 23 qershorit në Pejë përfunduan me fatalitet, një fëmijë mbeti i vdekur e deri më tani është konfirmuar që edhe dy persona të tjerë janë duke u trajtuar pas lëndimeve që morën.

Lidhur me këtë, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është e në gjendje gatishmërie për të reaguar.

“Ne jemi në gjendje gatishmërie për të reaguar me njësitë tona të FSK-së, për këtë jemi në pritje të përgjigjes nga Komuna e Pejës” – ka thënë Mehaj.

Ai tutje ka thënë se janë duke e përcjell gjendjen e rëndë pas vërshimeve dhe se lutën që kjo gjendje të kaloj me sa më pak pasoja.

Për situatën kanë folur edhe nga komuna. sipas drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim në këtë komunë, Gëzim Gashi situata tashmë është e qetë.

“Situata aktuale është e qetë. Shiu është ndal. Ekipet janë ende në terren” – ka thënë Gashi për KALLXO.com.

Ai ka treguar se lagjet Asllan Qeshme, Fidanishte dhe qendra e qytetit kanë pas më shumë vërshime.

Konfirmohet vdekja e një fëmije nga vërshimet në Pejë, ka edhe të lënduar