Vërshimet në Pejë. 24 qershor 2023

Konfirmohet vdekja e një fëmije nga vërshimet në Pejë, ka edhe të lënduar

Një fëmijë ka mbetur i vdekur pas vërshimeve që kanë ndodhur mbrëmjen e sontme në Pejë.

Rasti është konfirmuar për KALLXO.com nga shefi i emergjencës në këtë qytet, Besnik Ibraj.

“Kemi të konfirmuar një viktimë fëmijë” – ka thënë ai.

Tutje Ibraj ka treguar e dy persona të lënduar.

Në anën tjetër, burime të KALLXO.com bëjnë me dije se është raportuar edhe për një person të zhdukur.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjeve.

Disa rrugë në Pejë janë bërë vështirë të kaluara për shkak të vërshimeve, përderisa pamjet kanë treguar se veturat kanë mbetur të bllokuara në rrugë.

Vërshimet në Pejë, dyshohet për të vdekur