FSK - Ushtrimi Fushor Europe-Defender 21 Foto: KALLXO.COM

Mehaj: FSK, forcë e gatshme për të kontribuar në çdo mision të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ushtarak “Defender Europe ‘ 2023”.

Sipas Mehajt FSK është e gatshme për të kontribuar në çdo mision të NATO-s.

“FSK, Forcë e gatshme për të kontribuar në çdo mision të NATO-s”- ka shkruar Mehaj.

Ministri ka bërë të ditur se ushtrimi i Defender Europe do të realizohet nga data 21 maj deri më 2 qershor të këtij viti.