Megjithatë, Sokol Haliti takohet me KFOR-in

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është takuar sot gjatë ditës me ekipin ndërlidhës të KFOR-it amerikan.

Gjatë ditës së djeshme, kryetari Haliti u demantuar nga KFOR-i për një deklaratë që e kishte dhënë në KALLXO.com, se KFOR-i amerikan i kanë anuluar të gjitha donacionet dhe ndihmat për këtë komunë për shkak të tarifës 100 përqind.

“Do të vazhdojmë edhe më tutje të harmonizojmë veprimet dhe të koordinohemi me të gjithë akterët relevantë për ta mposhtur këtë të keqe që ka goditur njerëzimin. Jemi të përkushtuar që të mbajmë në funksion të gjitha shërbimet vitale esenciale”, ka thënë Haliti, thuhet më komunikatën e Komunës së Vitisë.

Sipas komunikatës së Komunës së Vitisë, kryetari Haliti ka marrë mesazhe të mirëa na Togeri Philip Milam dhe Rreshter Deane Ëirkus.

“Ju e keni një zemër të madhe. Kjo shihet nga aktiviteti i juaj në këtë menaxhim të situatës. Ne ishim në terren për të treguar prezencën tonë, në mënyrë që ata të shohin uniformat tona”, kanë thënë përfaqësuesit e KFOR-it amerikan nga Ekipi ndërlidhës (LMT), Toger Philip Milam dhe Rreshter Deane Ëirkus, thuhet në komunikatën e Komunës së Vitisë.

Kryetari i Vitisë: KFOR-i amerikan ka ndaluar bashkëpunimin me ne për shkak të tarifës

.