Ilustrim

Mediat siriane raportojnë për sulme ajrore izraelite në aeroportet e Damaskut dhe Aleppos

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve ka raportuar për sulme ajrore nga Izraeli, kundër aeroporteve të Damaskut dhe Aleppos, në orët e para të së dielës.

“Rreth orës 5:25 të mëngjesit të sotëm, armiku izraelit kreu njëkohësisht një agresion ajror me breshëri raketash nga drejtimi i Detit Mesdhe në perëndim të Latakisë dhe nga drejtimi i Golanit të pushtuar sirian, duke synuar aeroportet ndërkombëtare të Damaskut dhe Aleppos ”, raportoi agjencia, duke cituar një burim ushtarak.

Agjencia tha se një punonjës në aeroportin e Damaskut ishte vrarë dhe një tjetër u plagos.

CNN raporton se Forca e Mbrojejes së Izraelit i thanë CNN se nuk kishin ndonjë koment mbi këto raportime/CNN/.