Muharrem Nitaj - Foto: Facebook/muharrem nitaj

MEA: Ministri Nitaj ka kërkuar anulimin e zgjedhjes se kryeshefit ekzekutiv të Infrakos-it para Ambasadës Britanike

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit përmes një komunikate kanë dhënë sqarim se kush ka kërkuar i pari anulimin e zgjedhjes se kryeshefit ekzekutiv të Infrakos-it, Nitaj apo Ambasada Britanike.

Në komunikatë, MEA ka thënë se lajmet e qarkulluara në media se Nitaj ka kërkuar anulimin pas Ambasadës Britanike nuk janë të sakta.

“Ministri Muharrem Nitaj ka kërkuar anulimin e këtij konkursi përpara se të reagonte Ambasada britanike, reagimi i se cilës ka ardhur më pas, e si mbështetje qëndrimit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit për të mos proceduar me zgjedhjen e bordeve të reja të ndërmarrjeve publike, e të cilin e vlerësojmë pa asnjë dyshim”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë e MEA-s:

Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, ju njoftojmë se shkrimet e publikuara në disa portale se “Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Nitaj pas reagimit të Ambasadës britanike, kërkon anulimin e zgjedhjes se kryeshefit ekzekutiv të Infrakos-it”, nuk janë të sakta.

Ministri Muharrem Nitaj ka kërkuar anulimin e këtij konkursi përpara se të reagonte Ambasada britanike, reagimi i se cilës ka ardhur më pas, e si mbështetje qëndrimit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit për të mos proceduar me zgjedhjen e bordeve të reja të ndërmarrjeve publike, e të cilin e vlerësojmë pa asnjë dyshim.

Ne duam të besojmë se gabimi ka qenë i paqëllimshëm, por pavarësisht, informimi gjysmak apo gjysmë i vërtetë mund të krijojë pasqyrë të gabuar, duke qenë edhe në kundërshtim me interesin e opinionit publik.

Bordi i përkohshëm i ‘Infrakos”-it injoron thirrjet e Ministrisë, hap konkurs edhe për sekretar

Bordi i përkohshëm shpërfillë Ministrinë, zgjedh kryeshefin në Infrakos

Ambasada britanike e shqetësuar nga emërimet në ndërmarrje publike para formimit të institucioneve të reja

Nitaj reagon pasi Bordi i përkohshëm i ‘Infrakos’ zgjodhi kryeshefin