Bordi i përkohshëm i 'Infrakos"-it injoron thirrjet e Ministrisë, hap konkurs edhe për sekretar

Pas zgjedhjes së kryeshefit ekzektutiv përkundër thirrjes së Ministrisë së Ekonomisë, bordi i përkohshëm i ndërmarrjes publike “Infrakos” ka hapur edhe një konkurs.

Ky bord ka hapur konkurs për pozitën e sekretarit të korporatës.

Njoftimi është i publikuar në faqen zyrtare të kësaj ndërmarrjeje.

Konkursi është i hapur deri më 25 mars 2021.

Qe nga korriku i vitit të kaluar, Ministria e Ekonomisë në vazhdimësi ka kërkuar nga ndërmarrjet publike që të pezullojnë konkurset për pozita të larta menaxheriale.

Siç arsyetonte Ministria asokohe e udhëhequr nga Blerim Kuçi, pozitat e larta duhet të zgjidhen nga bordet e rregullta dhe jo nga ata përkohshme.

Por këto thirrje të aksionarit, bordi i përkohshëm në krye me Brahim Selimaj i ka injoruar.

Sot, ndaj këtyre procedurave ka reaguar edhe ministri në detyrë, Muharrem Nitaj.

Ndaj këtyre proceseve ka reaguar dje edhe Ambasada e Britanisë në Kosovë.

Bordi i përkohshëm shpërfillë Ministrinë, zgjedh kryeshefin në Infrakos