
Qeveria emëron e Bordin e ri të Ndërmarrjes Publike “Infrakos”
22.3.2023 - 11:52
Kabineti qeveritar sot ka marrë vendim për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Infrakos”.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se për këtë konkurs kanë aplikuar 48 kandidatë, prej të cilëve në listën e ngushtë janë shkurtuar në 26.
“Kanë aplikuar 48 kandidatë, lista e ngushtë me 26 kandidatë, të gjithë kandidatët që nuk janë përfshirë në listën e ngushtë, janë pranuar 18 ankesa janë aprovuar 5 nga to”- ka thënë Kurti.
Emrat e propozuar nga kryeministri janë: Edona Nahi si kryesuese, Genc Hundozi si anëtar, Besarta Zuka si anëtare dhe Fitim Raci, anëtar.
Kreu i ekzekutivit tha se të emëruarit duhet t’i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në pajtim me ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe se mandati i tyre është tri vjet.