Albin Kurti dhe bordi i Infrakos

Kurti pret në takim bordin e ri të "Infrakos"-it, të cilin e emëroi dje Qeveria

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, janë takuar me anëtarët e bordit të përkohshëm të ndërmarrjes publike “Infrakos”,  të emëruar dje nga Qeveria.

Sipas njoftimit të ekzekutivit, në takim u bisedua për tejkalimin e problemeve dhe domosdoshmërinë e rritjes së efikasitetit të ndërmarrjes.

Kurti gjatë këtij takimi ka theksuar mbështetjen e Qeverisë për bordin në punën e tij për zhvillimin e ndërmarrjes.

“Në takimin me kryesuesin Dukagjin Kastrati dhe anëtarët Besarta Zuka, Shpend Gjugja dhe Genc Hundozi, u bisedua për tejkalimin e morisë së problemeve me të cilat ballafaqohet kjo ndërmarrje si dhe ngecjeve në realizimin e objektivave afariste. U diskutua mbi prioritetet kryesore, u theksua roli i rëndësishëm që ka bordi si dhe domosdoshmëria e rritjes së efikasitetit”, thuhet në njoftim.

Shkarkohen tre anëtarë të bordit të ‘INFRAKOS’, emërohet bordi i përkohshëm