Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mbi 2 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë, aktualisht janë 2 mijë e 87 raste aktive me COVID-19.

Kështu tregojnë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

Të shtunën u konfirmuar 397 raste me coronavirus.

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve, Ministria ka bërë thirrje për respektim të masave dhe vaksinim të qytetarëve.

Në vend ditë më parë është aprovuar doza e katërt e vaksinës kundër COVID-19.