Mbi 100 trajnerë mbikëqyrës nisin trajnimin për regjistrimin e popullsisë

Më shumë se 100 trajnerë dhe të tjerë, kanë nisur trajnimin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave – ReKos 2024 në shtatë rajone të Kosovës.

“ASK-ja ka angazhuar mbi 100 trajnerë dhe staf tjetër mbështetës, si dhe me mbështetje të komunave për kryerjen me sukses të trajnimeve me mbikëqyrës. Trajnimet janë duke u mbajtur në shtatë (7) qendrat Rajonale të Kosovës”- njofton ASK.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës [ASK], trajnimi do të jetë 5 ditor dhe do ta ketë pjesën teorike dhe praktike, ku do t’i jepet rëndësi e madhe pjesës praktike dhe përdorimit të sistemit për mbledhjen e të dhënave.

Nga informatat nga terreni, mësohet se trajnimet janë duke u zhvilluar normalisht.

Mbikëqyrësit janë një hallkë e rëndësishme e këtij procesi, si për bartjen e njohurive tek regjistruesit, ashtu edhe për kontrollimin e kualitetit të të dhënave dhe mbulueshmërisë në terren.

Drejtori i ASK-së, Avni KAstrati ka folur ne një intervistë për emisionin #KallxoPernime reth pregatitjeve që janë bërë deri me tani rreth regjistrimit të popullsisë.

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë, i dyti që nga paslufta, do të fillojë nga data 5 prill dhe do të zgjas deri më 17.05.2024.

Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, në emisionin #KallxoPernime, ka thënë se gjatë kësaj periudhe të gjithë qytetarët e vendit do të kenë mundësi të regjistrohen.

“Kjo kohëzgjatje prej 6 javësh, krahasuar me vitin 2011, që ishte dy javë, nuk lë hapësirë për ndonjë qytetar apo ekonomi familjare që të mos regjistrohet”- tha Kastrati.

Në prill nis regjistrimi i dytë i popullsisë që nga paslufta në Kosovë