Për një muaj u kurorzuan mbi 2 mijë çifte në Kosovë

Mbi 2 mijë qifte në Kosovë në muajin janar të këtij viti, i dhanë fund beqarisë duke e kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Ndryshe, pati edhe çifte të cilat nuk arritën t’i zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre, kështu duke i dhënë fund martesës.

“Në muajin janar 2024 janë regjistruar 2,175 kurorëzime [brenda dhe jashtë Kosovës], kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 155 raste” – njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Në krahasim me muajin janar të vitit 2023, numri i kurorëzimeve të ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës është më i lartë. Në muajin janar 2023 u lidhen 1988 martesa.

Ndërsa sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin janar janë 156 raste.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin janar 2024.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartcekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.