Ilustrim

Mbi 1 mijë pacientë me COVID-19 në Kosovë janë me oksigjenoterapi

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 1,209 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1,102 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1,019 me oksigjenoterapi dhe 79 në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Në klinikat COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 411 pacientë, 405 të konfirmuar me COVID-19,  357  me okisgjeno-terapi. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 798 pacientë,  697 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 662 me oksigjeno-terapi”, njoftoi ShSKUK-ja.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme është si vijon:  Klinika Infektive, 114 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 112 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 63 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 86 pacientë, Mjekimi Intensiv COVID-19, 22 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 11 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë, Spitali i Prizrenit, 166 pacientë, Spitali i Gjakovës, 112 pacientë, Spitali i Pejës, 212 pacientë, Spitali i Gjilanit, 139 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 37 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 56 pacientë, Spitali i Ferizajt, 76 pacientë.

Kosova po përballet me gjendje të rëndë me pandeminë COVID-19.

Në 24 orët e fundit si pasojë e coronavirusit kanë vdekur 32 qytetarë. Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 26 mijë e 524.