Mbi 1 mijë e 500 tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë shqiptuar 1 mijë e 512 gjoba trafiku.

Policia e Kosovës ka nisur një aksion së fundi për shqiptimin e gjobave në trafik pas aksidenteve të shumta që kanë ndodhur javëve të fundit.

Policia ka njoftuar poashtu se në 24 orët e fundit ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet si dhe 23 aksidente të tjera me të lënduar dhe 30 aksidente me vetëm dëme materiale.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 33 persona, kurse në mbajtje janë dërguar 24.

Sa i përket gjobave të COVID-19, policia ka shqiptuar dy tiketa.