Ilustrim: Kontroll e policise

Mbante armë e municion në veturë, arrestohet i dyshuari 

Një armë, një karikator me 15 fishekë u gjetën në një veturë të cilën ishte duke e vozitur një person i dyshuar që u ndalua në fshatin Kuqishtë të Pejës. 

Policia ka njoftuar se ngjarja u regjistrua më 06.02.2024. 

Sipas raportit, i dyshuari ishte ndaluar fillimisht nga policia dhe gjatë kontrollit në veturën e të njëtit me të cilën ishte duke udhëtuar ishte gjetur dhe konfiskuar arma me municion. 

I dyshuari nuk posedonte sipas policisë leje për bartjen e armës andaj edhe është iniciuar vepra penale e armëmbajtjes pa leje pas konsultimit me prokurorin e shtetit. 

Personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt.